Asad Gashi, është aderuesi më i ri në Lëvizjen Vetëvendosje.
Lajmin e ka bërë të ditur vet kryetari i kësaj partie, Albin Kurti.
“Asad Gashi ka diplomuar për Shkenca Politike në Universitetin e Prishtinës ku edhe ka vazhduar magjistraturën për Marrëdhënie Ndërkombëtare dhe ka përfunduar magjistraturën e dytë për Integrime Evropiane dhe Politika të Bashkimit Evropian në Kolegjin ISPE”, ka shkruar Kurti në profilin e tij në Facebook.
“Asadi momentalisht punon si menaxher në një firmë ndërkombëtare që ofron shërbime financiare. Me një përvojë në punë kërkimore dhe analitike, si asistent dhe menaxher i shumë projekteve në disa institute dhe firma, Asadi iu bashkua Lëvizjes VETËVENDOSJE!”.