Një person i gjinisë mashkullore është gjetur i vdekur dje në Prishtinë.
Ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e viktimës, ndërsa me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar për obduksion.
Njoftimi i plotë i policisë:
HETIM I VDEKJES/Rr.Fazli Graiçevci, Prishtinë, 15.02.2021-15:58. Raportohet se është gjetur pa shenja jete viktima mashkull kosovar. Në vendin e ngjarjes kanë dalur njësitë përkatëse ndërsa ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e viktimës. Me vendim të prokurorit trupi i pa jete i viktimës dërgohet në IML për obduksion.