“Albin Kurti i ka mashtruar qytetarët, sepse u tha që janë të varfër sepse janë të vjedhur. Qytetarët në të vërtetë janë të varfër për shkak të pabarazisë në Kosovë. Partitë populiste si Vetëvendosje po fitojnë shumë dhe asnjë nuk është nën 50%, shikoni Erdoganin”Gazetarja Jeta Xharra është e mendimit se qeveria e drejtuar nga Albin Kurti do të jetë tejet e qartë për sa i përket dialogut me Serbinë dhe se në këtë pikë ndërkombëtarët nëse do të ndërhyjnë për të destabilizuar pozitat e tij qeverisëse thjesht do t’ia shtojnë atij popullaritetin.
“Ata që do të duan të bëjnë presion, pasi dy qeveri të kaluara janë rrëzuar për shkak të dialogut, mundet edhe kjo të rrëzohet… le të urdhërojnë për ta rrëzuar dhe Zoti Kurti kthehet me 80% [të mbështetjes] a po doni ta rrëzoni sërish këtë qeveri nëse nuk e përmbush asosacionin e komunave serbe, urdhëroni rrëzojeni,” – tha Xharra gjatë emisionit Ilva Noë në Euronews Albania ku u diskutua rreth qeverisjes që do të ketë Kurti në Kosovë.“[…] Kaubojt e ri [ironi për ambasadorët] që mund të vijnë, nëse duan të bëjnë aq shumë presion, mundet ta rrëzojnë ndoshta këtë qeveri por ajo do kthehet ndoshta me 80% [mbështetje], a kanë hesap ndërkombëtarët prapë ta rrëzojnë këtë qeveri sikurse rrëzuan me presion të hatashëm për të hequr një herë taksën, një herë reciprocitetin, një herë me kërcënime se do të hiqen trupat dhe prapë nuk ia arritën qëllimit,” – këmbënguli Xharra.
Sipas gazetares në raport me dialogun me Serbinë, Kosova dhe Lëvizja Vetëvendosje është e qartë pasi “nuk kanë çfarë të lëshojnë më si kompromis”.