Filiali i institucionit mikrofinanciar “Wester Uninon” në rrugën “Bill Klinton” në Prishtinë ka qenë cak i hajnave dje pasdite, shkruan Gazeta Sinjali.
Një sinjalizues, punëtori i këtij institucioni, i ka thënë se një person i panjohur ka hyrë brenda dhe nën kërcënimin e armës së zjarrit ka grabitur 1 mijë euro para të gatshme.
I dyshuari ka ikur nga vendi i ngjarjes dhe sipas burimeve brenda policisë, i njëjti ndodhet ende në arrati.