Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka përditësuar të dhënat e fundit nga numërimi i votave në të gjitha komunat për zgjedhjet e 14 shkurtit, sipas të cilave Lëvizja Vetëvendosje prin me 47.85 për qind të votave.
Në vendin e dytë renditet Partia Demokratike e Kosovës me 17.41 për qind.Në vendin e tretë, Lidhja Demokratike e Kosovës me 13.08.
Pastaj Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës 7.43 për qind dhe Nisma Socialdemokrate me 2.60 për qind nuk kalon pragun.Votat me postë, ato me kusht dhe të personave me aftësi të kufizuara nuk janë numëruar ende.