Ministria Turke e Punëve të Jashtme ftoi sot në një bisedë ambasadorin amerikan në Ankara.
Sipas Ministrisë Turke të Punëve të Jashtme, atij do t’i përcillet reagimi i fortë turk ndaj deklaratës amerikane në lidhje me vrasjen e 13 turqve të rrëmbyer nga ekstremistët kurdë në veri të Irakut.
Turqia njoftoi dje se ekstremistët nga Partia e Punëtorëve të Kurdistanit të ndaluar (PKK) ekzekutuan të burgosurit gjatë një operacioni ushtarak kundër grupit, raporton aa, Gazeta Sinjali.
Shtetet e Bashkuara kanë thënë se dënojnë vrasjet nëse konfirmohet që PKK është përgjegjëse.
Deklarata amerikane u komentua edhe nga presidenti turk, i cili tha se i dukej si një shaka.