• Ballina
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lifestyle
  • Boll Marre
  • Bujqesi
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lifestyle
  • Boll Marre
  • Bujqesi
No Result
View All Result

Ulëset e garantuara/ Lista Serbe në luftë për vota jo vetëm të pakicës serbe

15/02/2021 - 19:00:54
Ulëset e garantuara/ Lista Serbe në luftë për vota jo vetëm të pakicës serbe

Në zgjedhjet e parakohshme parlamentare të mbajtura më 14 shkurt në Kosovë, subjektet politike të komuniteteve pakicë në vend kanë garuar për 20 ulëset e Kuvendit të Kosovës, të cilat janë të garantuara për këto komunitete.

Nga numri prej 20 ulëseve, dhjetë janë të garantuara për përfaqësuesit e komunitetit serb në Kosovë.

Lexo më shumë

Smajlaj falënderon mbështetësit e AAK-së:Do të vazhdojmë të punojmë për një Kosovë të zhvilluar

Smajlaj falënderon mbështetësit e AAK-së:Do të vazhdojmë të punojmë për një Kosovë të zhvilluar

June 9, 2026
32
Vjenë një mbështetje e fuqishme për AAK-në, nga Amerika

Vjenë një mbështetje e fuqishme për AAK-në, nga Amerika

June 2, 2026
1.3k

Ndërkaq, dhjetë ulëse të tjera janë të garantuara për pakicat joserbe.

Prej tyre tri ulëse i takojnë komunitetin boshnjak, dy ulëse për komunitetin turk, për përfaqësuesit e komuniteteve rom, ashkali dhe egjiptian nga një ulëse, si dhe një ulëse shtesë për njërën nga këto bashkësi, e cila fiton më së shumti vota. Një ulëse i takon komunitetit goran.

Lista Serbe, 10 mijë vota më pak se më 2019

Në bazë të rezultateve preliminare të publikuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, Lista Serbe, e cila ka garuar përballë dy subjekteve tjera politike serbe, Iniciativës qytetarë për liri, drejtësi dhe mbijetesë dhe Lidhjes Demokratike Serbe (SDS), ka fituar bindshëm me 43.754 vota.

Pjesën dërmuese të këtyre votave Lista Serbe e ka siguruar në komunat e banuara me shumicë serbe në Kosovë.

Në zgjedhjet e 14 shkurtit, sipas rezultateve preliminare të publikuara nga KQZ-ja, Lista Serbe ka marrë 5.56 për qind të votave dhe ka siguruar dhjetë ulëse në Kuvendin e Kosovës, të garantuara për komunitetin serb.

luaj me mokneluaj me mokneluaj me mokne

Por, në zgjedhjet e parakohshme parlamentare të vitit 2019, Lista Serbe, e cila po ashtu kishte fituar dhjetë ulëse të garantuara për komunitetin serb në Kuvendin e Kosovës, kishte fituar 53.861 vota apo 6. 74 për qind të numrit të përgjithshëm të votave.

Në bazë të rezultateve preliminare nga KQZ-ja, në zgjedhjet e 14 shkurtit të vitit 2021, Lista Serbe ka marrë mbi 10.000 vota më pak në krahasim me zgjedhjet e vitit 2019.

Tri ulëse për tri parti të komunitetit boshnjak

Për tri ulëset e garantuara për komunitetin boshnjak në Kuvendin e Kosovës, kanë garuar pesë subjekte politike boshnjake: Koalicioni Vakat, Unioni Socialdemokrat, Partia e Re Demokratike, Iniciativa e Jonë dhe Komuniteti i Bashkuar – Adrijana Hoxhiq.

Sipas të dhënave preliminare nga KQZ-ja, më së shumti vota nga këto subjekte ka marrë Komuniteti i Bashkuar – Adrijana Hoxhiq (UZ-AH).

Ky subjekt ka marrë 6.379 vota dhe ka siguruar një ulëse të garantuar në Kuvendin e Kosovës.

Koalicioni Vakat ka marrë 5.667 vota dhe po ashtu ka siguruar një ulëse të garantuar në Kuvendin e Kosovës.

Një ulëse të garantuar për komunitetin boshnjak e ka marrë edhe Partia e Re Demokratike (NDS), e cila ka marrë 2.761 vota. Por, jashtë Kuvendit të Kosovës besohet se ka mbetur Unioni Socialdemokrat që udhëhiqet nga Duda Balje, e cila ka qenë deputete e Kuvendit të Kosovës për disa mandate.

Lista Serbe “mollë sherri” ndërmjet subjekteve boshnjake

Duda Balje, në një bisedë për REL më 28 janar, e kishte akuzuar Listën Serbe se po planifikonte që “përmes trupit të saj votues të ushtrojë ndikim dhe të vë nën kontroll disa nga komunitetet joshumicë në Kosovë”.

Ajo ka thënë se numri i boshnjakëve që jeton në Mitrovicën e Veriut nuk është i madh dhe se me një numër të caktuar të votave, mund të ndikohet në marrjen e mandateve politike.

Sipas saj, Lista Serbe në zgjedhjet e vitit 2019, “ ka pasur rreth 10.000 vota më shumë sesa që i janë nevojitur dhe me ato vota tash po përpiqet që të ushtrojë ndikim”.

Siç ka theksuar Balje, menjëherë pas shpalljes së zgjedhjeve në fillim të janarit 2021, dy iniciativa qytetare u shfaqën nga radhët e komuniteteve boshnjake dhe rome, për të cilat ajo beson se punojnë për interesin e Listës Serbe.

Më 15 janar 2021, presidenti i Listës Serbe, Goran Rakiq (në qendër), paraqiti listën e tij të kandidatëve për pjesëmarrje në zgjedhjet e parakohshme parlamentare në Kosovë, që do të mbahen më 14 shkurt.

Lista Serbe në luftë për vota jo vetëm të pakicës serbe

Fjala është për “Komuniteti i Bashkuar – Adrijana Hoxhiq” (UZ-AH) nga Mitrovica e Veriut, e cila është një nga katër komunat e banuara me shumicë serbe në veri të Kosovës, si dhe për Iniciativën Rome (RI) të Gazmend Salijeviqit nga Graçanica, gjithashtu komunë kjo e banuar me shumicë serbe. Bartës i listës së kësaj të fundit është Fadil Gashi.

Balje ka theksuar se Lista Serbe “e kanë përllogaritur saktë se mund t’i japin tri deri në katër mijë vota për këtë opsion boshnjak dhe një deri në dy mijë vota për nismën rome. Goranët, praktikisht i posedojnë tash e një kohë të caktuar. Mendoj që qëllimi është që të marrin dy të tretat e votave të pakicave, sepse kjo do të ishte fuqi e madhe në Kuvend”, ka thënë ajo.

Akuza të ngjashme ka pasur edhe nga Nenad Rashiq nga Partia Demokratike Progresive (PDS), i cili ka thënë se Lista Serbe po përpiqet të “marrë” ulëset e garantuara për komunitetet tjera pakicë në Kuvendin e Kosovës, duke u dhënë mbështetje subjekteve të caktuara politike të sapoformuara nga radhët e komuniteteve boshnjake, rome, ashkali dhe egjiptiane, si dhe gorane.

Por, akuzat e tilla lidhur me subjektin e saj, i ka kundërshtuar ashpër dhe i ka hedhur poshtë Adrijana Hoxhiq.

“Jo, absolutisht nuk ekziston kurrfarë marrëveshje ndërmjet nismës sime, e cila do të merret me çështjet e bashkësisë boshnjake dhe Listës Serbe. Nuk ekziston ai luks që një parti politike t’i ndihmojë një tjetre në një proces zgjedhor”, ka thënë Hoxhiq.

Shumica e votave për “UZ-AH” dhe “RI” nga komunat me shumicë serbe

Në bazë të rezultateve preliminare të publikuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, mund të shihet se pjesa më e madhe prej 6.379 votave që ka marrë “Komuniteti i Bashkuar – Adrijana Hoxhiq”, është siguruar në komunat e banuara me shumicë serbe.

Sipas të dhënave preliminare të KQZ-së, mbi 5.300 vota për këtë subjekt janë evidentuar në komunat e banuara me shumicë serbe.

Po ashtu, sipas rezultateve preliminare të KQZ-së, Iniciativa Rome ka marrë 3.825 vota, prej të cilave rreth 2.300 janë evidentuar se vijnë nga komunat e banuara me shumicë serbe.

Iniciativa Rome besohet se e ka siguruar një ulëse në Kuvendin e Kosovës.

Serbët në veri votojnë në mënyrë të organizuar

Përveç Iniciativës Rome, nga komunitetet: rom, ashkali dhe egjiptian, besohet se janë fituar edhe tri ulëse të tjera në Kuvendin e Kosovës.

Bazuar në rezultatet preliminare nga KQZ-ja, besohet se dy ulëse ka marrë komuniteti egjiptian.

Pra, nga një ulëse në Kuvendin e Kosovës e kanë fituar: Iniciativa e Re Demokratike e Kosovës (IRDK) me 2.780 vota dhe Partia Liberale Egjiptiane (PLE) me 2.194 vota.

Partia Demokratike e Ashkanlive të Kosovës (PDAK) besohet se ka fituar një ulëse me 1.929 vota.

Për një ulëse të garantuar në Kuvendin e Kosovës, që i takon komunitetit goran, në zgjedhjet e 14 shkurtit, kanë garuar Partia Unike e Goranëve (JPG) dhe Koalicioni Bashkë (KZ).

Partia Unike e Goranëve e drejtuar nga Adem Hoxha, besohet se ka fituar ulësen në Kuvendin e Kosovës, me 2.116 vota.

Në mandatin e kaluar legjislativ, Hoxha i ishte bashkuar Grupit parlamentar të Listës Serbe.

Dy ulëse për KDTP

Për dy ulëse të garantuara në Kuvendin e Kosovës për komunitetin turk, në zgjedhjet e 14 shkurtit kanë garuar Partia Demokratike Turke e Kosovës (KDTP) dhe Partia e Re e Lëvizjes Turke (YTHP).

Sipas rezultateve preliminare nga KQZ-ja, garën për të dy ulëset e ka fituar Partia Demokratike Turke e Kosovës me 6.152 vota përballë Partisë së Re e Lëvizjes Turke, e cila ka marrë 1.154 vota.

Të gjitha rezultatet preliminare të cilat deri më tash janë publikuar nga KQZ-ja, mund të ndryshojnë deri në numërimin përfundimtar të votave dhe certifikimin e rezultateve.

Varësisht nga kjo, mund të ketë ndryshime edhe në numrin e votave që kanë marrë subjektet politike të komuniteteve pakicë, të cilat janë paraqitur në këtë tekst.

ShareTweetSendShareSend

Related Posts

Smajlaj falënderon mbështetësit e AAK-së:Do të vazhdojmë të punojmë për një Kosovë të zhvilluar
Lajme

Smajlaj falënderon mbështetësit e AAK-së:Do të vazhdojmë të punojmë për një Kosovë të zhvilluar

June 9, 2026
32
Vjenë një mbështetje e fuqishme për AAK-në, nga Amerika
Lajme

Vjenë një mbështetje e fuqishme për AAK-në, nga Amerika

June 2, 2026
1.3k
Rogova e Hasit i jep mbështetje të fuqishme Hajdar Beqës
Lajme

Rogova e Hasit i jep mbështetje të fuqishme Hajdar Beqës

June 2, 2026
22
Kaltrina Lohaj, merr mbeshtetje të fuqishme në Viti
Lajme

Kaltrina Lohaj, merr mbeshtetje të fuqishme në Viti

June 1, 2026
38
Bardhaniqi si në luftë edhe sot me Ramush Haradinajn
Lajme

Bardhaniqi si në luftë edhe sot me Ramush Haradinajn

May 30, 2026
33
Nita Efendia Brovina, merr mbështetje të fuqishme në Novosellë e Rogovë
Lajme

Nita Efendia Brovina, merr mbështetje të fuqishme në Novosellë e Rogovë

May 30, 2026
19
Next Post
Këto vende do të mbesin pa rrymë nesër

Këto vende do të mbesin pa rrymë nesër

Më të fundit

  • Smajlaj falënderon mbështetësit e AAK-së:Do të vazhdojmë të punojmë për një Kosovë të zhvilluar
  • Vjenë një mbështetje e fuqishme për AAK-në, nga Amerika
  • Rogova e Hasit i jep mbështetje të fuqishme Hajdar Beqës
TermokosTermokosTermokos
Your browser does not support the video tag.

Ky portal mirëmbahet nga kompania “Telegramisot.info” e themeluar në vitin 2018. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Telegramisot.info“. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni Kushtet e përdorimit.

telegramisott@gmail.com

Categories

  • Auto & Tech
  • Basketboll
  • Boll Marre
  • Bota
  • Bujqesi
  • Ekonomia
  • Film
  • Futboll
  • Këshilla dhe Zbulime Mjekësore
  • Kosova
  • Kronika e Zezë
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lajme
  • Lifestyle
  • Moda
  • Muzikë
  • Opinione
  • Shëndet
  • Showbiz
  • Shqiperi
  • Sport
  • Të tjera
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lifestyle
  • Boll Marre
  • Bujqesi