Isa Mustafa sot ka dhënë dorëheqje nga pozita e kryetarit të LDK-së,
Arsyeja e këtij vendimi është rezultati i dobët në këto zgjedhje, ku Lidhja Demokratike e Kosovës doli e treta apo me 13.08% të votave.
E lidhur me këtë, Mustafa mbajti një konferencë për media ku e konfirmoi edhe publikisht dorëheqjen e tij.
Kurse në pyetjen se a e ka dobësuar ushtruesja e detyrës së presidentes, Vjosa Osmani, LDK-në pas rezultateve të fundit, Mustafa tha se janë në një gjendje që nuk janë sprovuar asnjëherë deri më tani.
“Unë atë që e shoh tani nuk mund ta shpjegoj, se kemi një gjendje që nuk është sprovuar akoma, kemi ndryshime të tilla për një periudhë të shkurtë kohore, mbetet çështje e frymës, qytetarëve. Ne presim të shohim se çka do t’i ofrojë qeveria e re këtij vendi”, tha ai.














