Sipas rezultateve preliminare të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Lëvizja Vetëvendosje po prin në zgjedhjet e parakohshme parlamentare të mbajtura të dielën, më 14 shkurt.
Nga numërimi i 99% e vendvotimeve, Vetëvendosje prin me mbi 48 për qind. Lëvizja Vetëvendosje në zgjedhjet e 14 shkurtit 2021, mori mbi 150,000 vota më shumë se në zgjedhjet e 2019.
VV-ja deri tani ka marrë 48.17 për qind, PDK-ja 17.35%, LDK-ja 13.18%, AAK-ja 7.42%, Lista Serbe 5.24%, Nisma 2.59% dhe të tjerat 6%.
Pjesëmarrja në këto zgjedhje ishte 45.52%.
Me rezultatin aktual, LVV mund të ketë rreth 52 ose 53 deputetë, por rezultati final do të dihet pas numërimit të votave me kusht, dhe votave përmes postës./Gazeta Sinjali/