I burgosuri që ka vdekur sot rreth orës 09:50 në Spitalin e Pejës është Faton Fetiu, 66 vjeçar
Burime të Sinjalit bëjnë me dije se viktima ka qenë në vuajtje të dënimit në Qendrën Korrektuese në Dubravë nga viti 2018, i dënuar me 10 vite burgim për veprën penale “vrasje e rëndë në tentativë”.
I ndjeri më 15 janar është dërguar në Spitalin e Pejës për shkak të përkeqësimit të gjendjes së tij shëndetësore, ku ka qenë duke u trajtuar në Repartin e Kirurgjisë.
Pas vdekjes së tij, Prokuroria Themelore në Pejë i ka dhënë urdhër Departamentit të Mjekësisë Ligjore të Ministrisë të Drejtësisë që të caktojë një ekspert ligjor për të kryer autopsinë e të ndjerit, si dhe të testohet për koronavirus.