Të gjithë të akuzuarit lidhur me vrasjen e politikanit serb në Kosovë, Oliver Ivanoviq, janë deklaruar të pafajshëm në seancën fillestare që u mbajt sot
Nedeljko Spasojeviq dhe Zarko Janoviq e pranuan fajësinë lidhur me veprën “armëmbajtje pa leje”.
Njëri nga të akuzuarit, Rade Basara, derisa nuk e pranoi fajësinë, shtoi se kishte qenë jashtë shtetit kur u Ivanoviq u vra më 16 janar 2018.
“Nuk jam fajtor se në atë moment kur është bërë vrasja kam qenë në Kroaci”, tha ai.
Të akuzuar në këtë rast janë Marko Roshiq, Silvana Arsoviq, Zharko Jovanoviq, Nedeljko Spasojeviq, Rade Basara dhe Dragisha Markoviq.
Kurse si udhëheqës të grupit kriminal janë të dyshuar Milan Radoiçiq dhe Zvonko Veselinoviq.
Prokuroria Speciale e Kosovës e kishte ngritur aktakuzën e parë më 2 dhjetor, 2019. Më 30 dhjetor, prokurori i atëhershëm, Sylë Hoxha kishte paraqitur aktakuzën e dytë, të ndryshuar, në bazë të së cilës u mbajt një seancë parapake më 11 shkurt, 2020.
Oliver Ivanoviq u vra më 16 janar 2018, me gjashtë të shtëna në shpinë, përpara zyrës së partisë së tij në Mitrovicën e Veriut.