Kandidati për deputet nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK), Bekim Haxhiu, ka folur për prioritetet në sektorin e shëndetësisë, që do t’i ketë partia e tij në qeverisjen e ardhshme.
Haxhiu ka theksuar se një ndër prioritetet do të jetë rritja e pagës së infermierëve, ku sipas tij paga maksimale do të jetë 1500 euro, ndërsa minimalja 650.
“Si PDK, programin tonë në shëndetësi e kemi në disa prioritete, e para është menaxhimi i pandemisë. Pretendojmë, një vaksinim të popullatës. Pas kësaj vjen mirëqenia për stafin shëndetësor, paga maksimale për infermierët do të jetë 1500 euro, minimalja 650 euro”, u shpreh Haxhiu,
Më tutje, ai theksoi sesa ishte Uran Ismaili ministër i Shëndetësisë, është ndalur abuzimi me blerjen e barnave të shtrenjta.
Për herë të parë ka qenë shëndetësia prioritet për qeverinë në qeverisjen e PDK-së. Në kohën e PDK-së, është ndalur abuzimi me barna, sa ka qenë ministër i Shëndetësisë, Uran Ismaili.
Gjithashtu, ai tha se ekziston një përpjekje, që gjithnjë të fajësohet PDK-ja, për gjithçka, por ajo nuk ekziston.
“Fillimisht po flas me narracionin që është përpjekur të luftohet PDK-ja, dhe fajësinë me gjet te PDK-ja, asnjëherë drejtori i AKPM-së, nuk ka qenë i PDK-së. Përpjekja me i bind dikënd, që nëse ministri e ka marr një ish-drejtor, këshilltar, pastaj me akuzu se ka qenë me PDK-në, natyrisht që ekziston kuadri profesional, asnjëherë nuk ndodh që një ministër i PDK-së, ta emëroj në detyrë një drejtor të LDK-së”, tha Haxhiu në Desku.
Kandidati për deputet nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK), Bekim Haxhiu, ka folur për prioritetet në sektorin e shëndetësisë, që do t’i ketë partia e tij në qeverisjen e ardhshme.
Haxhiu ka theksuar se një ndër prioritetet do të jetë rritja e pagës së infermierëve, ku sipas tij paga maksimale do të jetë 1500 euro, ndërsa minimalja 650.
“Si PDK, programin tonë në shëndetësi e kemi në disa prioritete, e para është menaxhimi i pandemisë. Pretendojmë, një vaksinim të popullatës. Pas kësaj vjen mirëqenia për stafin shëndetësor, paga maksimale për infermierët do të jetë 1500 euro, minimalja 650 euro”, u shpreh Haxhiu, transmeton Periskopi.