Një vilë në Bogë bashkë me një lokal ngjitur është përfshirë nga flakët.
Lexuesit e portalit Klankosova.tv kanë dërguar pamjet nga vendi i ngjarjes ku shihet se objekti janë djegur thuajse tërësisht.
Lajmin për Klankosova.tv e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi.
“Rreth orës 18:45, Policia e Kosovës është njoftuar se një kafene është përfshirë nga zjarri, i cili është djegur tërësisht. Në vend të ngjarjes ka dalë Policia e Kosovës dhe zjarrfikësit dhe s’ka të lënduar”.