Qeveria e Maqedonisë së Veriut ka nisur procedurën e furnizimit të 200 mijë vaksinave kineze “Sinovac”, të cilat gjatë këtij muaji pritet të vijnë në një kontingjent të vetëm nga Pekini në Shkup.
Gazetarja Ferikan Iljazi raportoi nga Shkupi se ende nuk ka një informacion të saktë dhe se në cilën datë do të mbërrijnë në RMV vaksinat e para kineze.
Gazetarja u shpreh se ka edhe një burim tjetër për sigurimin e vaksinave COVID, që është shteti serb.
Pas një marrëveshje mes dy qeverive, serbe dhe maqedonase, pritet që kjo e fundit t’i blejë Serbisë, me çmim tregu, 8 mijë vaksina.
Sa i përket sistemit COVAX për furnizim me vaksina, gazetarja tha se pritet të vijnë 170 mijë vaksina anti-COVID, por kjo është parashikuar të ndodhë në muajin mars.