I njëjti prej kohësh kishte bërë një tërheqje nga Instagrami, ndërkohë që u distancua edhe nga faqet rozë e mediet shqiptare.
Ai së fundmi ka dhënë një intervistë për NIN, ndërsa rrëfeu shumë të pathëna nga jeta private e karriera profesionale.
Reperi mes shumë gjërash është pyetur edhe për rivalët e tij por edhe për disa emra të famshëm të hip-hopit shqiptar.
I pyetur për Unikkatilin, 23 vjeçari deklaroi që ka respekt për të mirëpo mendon që ai vetë i ka dhënë hip-hopit shqiptar më shumë se krijuesi i hitit “Një milion rrugë”.
Artisti shqiptar momentalisht është duke punuar në një projekt të ri, për të cilin ka bashkuar forcat me këngëtaren Morena Taraku.