Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj, ka vizituar sot pikëkalimin kufitar “Dheu i Bardhë”, ku ka biseduar më zyrtarë të Policisë së Kosovës për me gjendjen atje.
Haradinaj ka thënë se sot Kosova ka kufij më të sigurt e kontroll më efikas doganor për shkak se në qeverisjen e tij forcimi i Policisë së Kosovës ka qenë prioritet, njofton Klan Kosova.
“Në pikëkalimin “Dheu i Bardhë” pashë nga afër përkushtimin e policisë sonë kufitare dhe Doganave në kontrollin e kufirit shtetëror, si dhe shërbimet cilësore për qytetarët. Forcimi i policisë dhe profesionalizmi ka qenë ndër prioritetet tona qeverisëse dhe sot Kosova ka kufij të sigurt dhe kontrollë efikase doganore. 100% shtet për 100% mirëqenie të policëve e doganierëve”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.