Instituti i Gjeoshkencave, Energjisë, Mjedisit dhe Ujit (IGJEUM) ka dhënë një njoftim lidhur me dy tërmetet e fuqishme që u ndjenë në mbarë vendin rreth gjysmë ore më parë.
Sipas IGJEUM-it, tërmeti me magnitude 5.8 Rihter dhe intensitet mbi 7.5 ballë, i lokalizuar 30 km në veri të qytetit të Durrësit, është më i forti i shënuar në vend në harkun e 20-30 vjetëve të fundit.
Deri me tani, sipas raportimeve paraprake, në qytetet Sarandë, Himare, Lezhë dhe Dibër, nuk ka patur dëme.