Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj, është takuar me qytetarët e Vitisë dhe me kandidatët për deputetë të kësaj ane nga koalicioni AAK-PSD.
Haradinaj ka folur edhe për kundërshtarët e tij politikë dhe për premtimet e tyre.
Për Kurtin ka thënë se ka teori të vjetra ekonomike.
“Albini po thotë me kthy komunizmin edhe niher. E ka provu Enver Hoxha nuk ka ecë. Ekonomia nuk shkon prapa. Duhet me këqyrë drejt koncepteve të reja”, ka theksuar Haradinaj, shkruan Insajderi.