Lëkundje të fuqishme tërmeti janë ndjerë në Tiranë, duke shkaktuar panik tek qytetarët.
Sipas të dhënave sizmiologjike, tërmeti ka qenë me magnitudë 5.8 me epiqendër në Detin Adriatik.
Paraprakisht nuk ka të dhëna për persona të lënduar, por dyshohet se ka dëme materiale.
Mësohet se në disa banesa në Tiranë janë shënuar dëme materiale, ku janë thyer orendi shtëpiake dhe janë plasaritur muret.
Lëkundjet e forta të tërmetit janë ndjerë edhe në Durrës, si dhe në shumë qytete të tjera të Shqipërisë.