Ministri në detyrë i MPMS-së, Skender Reçica ka folur rreth shtesave për fëmijë duke thënë se në mandatin e ardhshëm do tē përmbyllen reformat e nisura, që kanë për qëllim krijimin e bazës ligjore për fillimin e dhënies së shtesave për fëmijë.
Statusi i plotë:
Fëmijët janë e ardhmja e secilit komb e shtet, andaj çdo shoqëri punon me përkushtim, që fëmijët të rriten të shëndoshë, të marrin arsim cilësor, shërbime të mira shëndetësore e trajtim të merituar, në përputhje me të drejtat e garantuara me Kushtetutën dhe Konventat për mbrojtjen e të drejtave të fëmijëve.
Fëmijët, si në shumë vende tjera, kanë të drejtën e kompenzimit material apo shtesat për fëmijë, andaj nën udhëheqjen time në kuadër të reformave të ndërmarra në MPMS janë paraparë shtesat për fëmijë, për fëmijët e prindërve të punësuar, atyre të papunë dhe fëmijët e familjeve në asistencë sociale.
Realizimi i të drejtave për shtesat për fëmijë është paraparë me inicimin e ligjeve të reja që do të krijojnë bazën ligjore për fillimin e realizimit të tyre.
Në mandatin e ardhshëm, me po këtë përkushtim do të vazhdojmë në përmbylljen e reformave të nisura me qëllim që të gjithë fëmijët e Kosovës të gëzojnë të drejtën e shtesave.
Me NISMA’n në Qeveri, fëmijët tanë do të kenë perspektivën e sigurtë.
#BASHKËPËRSHTETIN
#NISMA122
SkenderReçica14