Për të parë nga afër punimet që po zhvillohen në disa lokalitete të komunës së Vitisë, udhëheqja komunale ka vizituar këto vend punishte.
Kryetari Haliti, ka inspektuar punimet e projekteve të rregullimit të fushës sportive në Drobesh, si dhe punimet në rrugën Viti-Sllatinë.

Po ashtu, Haliti i ka inspektuar edhe punimet në ndërtimin e trotuarit , në afërsi të shkollave të mesme në Viti, shkruan Telegramisot



















