Tre persona kanë vdekur si pasojë e koronavirusit në 24 orët e fundit në Kosovë.
IKSHPK njofton edhe për 514 raste të reja dhe numër rekord të testimeve, gjithsej 1.750.
Me shifrat e fundit, numri total i rasteve pozitive është 19.842 raste nga 94.456 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 681 raste të vdekjes.
Ministria e Shëndetësisë referuar situatës së rënduar me Covid-19 në 24 orët e fundit në Kosovë, gjatë ditës ka njoftuar për disa masa të reja që pritet të hyjnë në fuqi nga nesër.
Ndër to përfshihen dhe kufizimi i orarit të punës për sektorin e gastronomisë dhe qendrat tregtare.