Gjatë natës së kaluar i është vjedhur makina zëvendësministres së Mbrojtjes nga komunitetet joshumicë, Sadika Kofrc.
Kofrc për klankosova.tv thotë se vetura iu vjedh në oborrin e shtëpisë në Vitomiricë të Pejës.
Zëvendësministrja mes tjerash tha se synim ishin të vidhen tri veturat që i kishte në oborr.
“Në oborr kam pasur tre vetura, vetura personale më është vjedhur ndërsa dy tjera zyrtare jo”.
“Dy veturat tjera mendoj se nuk kanë arritur të vidhen përshkak se janë model më i ri dhe ka qenë më e vështirë për t’u vjedhur”.
Kofrc tregon se nuk ka rëndësi vlera monetare e veturës sa shqetësimi që ka pranuar me këtë ndodhi.
“Nuk kam askënd të dyshimtë për këtë rast dhe nuk mund të them se kush e ka bërë këtë. Rastin e kam raportuar në polici dhe presim për procedurat e mëtutjeshme”.
“Nuk ka rëndësi vlera monetare e veturave sa shqetësimi që kam marrë nga kjo ndodhi, edhe më shumë për pozitën që kam.
Kofrc mes tjerash tregoi se kuptoi se i është vjedhur vetura tek në mëngjes.