• Ballina
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lifestyle
  • Boll Marre
  • Bujqesi
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lifestyle
  • Boll Marre
  • Bujqesi
No Result
View All Result

A po izolohet Prishtina?

30/10/2020 - 18:39:44
Prishtina mund të futet sërish në karantinë

Në Kosovë situata epidemiologjike po tregon sinjale të përkeqësimit, pasi të premten (30 tetor) janë konfirmuar 418 të infektuar me Covid-19. Në pesë ditët e fundit në Kosovë kanë qenë mbi 1 mijë e 500 raste pozitive të infektimit me Covid-19. E shumica prej këtyre infektimeve janë nga Prishtinë. Kjo e fundit është në krye të listës sa i përket shifrave pozitive me Covid-19. Por, a do të karantinohet kryeqyteti në mënyrë që të parandalohen infektimet e reja? Ekspertët japin vlerësimet e tyre për këtë çështje

Afro 1 mijë raste të reja janë paraqitur në Prishtinë përgjatë javës që po e lemë pas duke e vënë kështu kryeqytetin në krye të listës sa i përket rasteve të reja pozitive me infeksionin që e shkakton koronavirusi- Covid-19.

Lexo më shumë

Në shkollë Pavarsia u shenua  Dita Ndërkombëtare e Librit – Video

Në shkollë Pavarsia u shenua Dita Ndërkombëtare e Librit – Video

April 23, 2026
131
Hapet në Gjakovë qendra më moderne për trajtimin e autizmit në Kosovë

Hapet në Gjakovë qendra më moderne për trajtimin e autizmit në Kosovë

April 21, 2026
42

Nisur me këtë trend të infektimeve, Prishtina tashmë ka hyrë në zonën e portokalltë të infeksioneve.

Shpjegime për gjendjen në kryeqytet ka dhënë mikrobiologu Lul Raka.

“Ne si Kosovë jemi duke shku në kategorinë tek ngjyra e portokalltë. Propozimi jon ka qenë që të shkojë me komuna. Grupi i parë nëse janë më pak se 200 raste në 100 mijë banorë brenda një jave, atëherë kjo është kategori e gjelbër. Në këtë rast shkon duke i rritë inspektimet edhe duke i shpërnda grumbullimet. Zona e portokalltë- nëse brenda një jave janë mbi 200 deri në 400 raste në 100 mijë banorë. Në këtë grup është Prishtina. Javën e fundi ia kemi llogaritë, 323 raste në 100 mijë banorë. Ne e kemi pa që numri ma i madh është në Prishtinë. komunat e tjera ende janë në të gjelbërtën. E kuqja është nëse kanë më shumë se 400 raste në 100 mijë banorë”, ka shpjeguar Raka.

Megjithatë ai ka thënë se rritja e numrit të testimeve për Covid-19 tregon pasqyrën e qasrtë të shkallës së infeksionit në vend. Për këtë çështje, Rala është shprehur se në stok ka teste të mjaftueshme për të testuar nëse një person bartë apo jo infeksionin Covid-19.

“Ne kemi një rritje e cila është e dukshme ditëve të fundit. Parimi i parë është situata epidemiologjike. Parimi i dytë janë kapaciteti i shërbimeve të shëndetit publik. Në këtë fushë në stok të instituti janë afër 160 mijë teste PCR që nuk i kemi pas në stok. Kur i ke raftet plotë shumë më lehtë e ke që të përballesh me testime. Tjetra është kapacitetet shëndetësore se sa i kemi. Nëse mbushen përnjëherë krejt spitalet e Kosovës, atëherë është problem”, thotë Raka.

E pas shfaqejes së 188 rasteve të reja me Covid-19 në Prishinë ka reaguar edhe kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti.

luaj me mokneluaj me mokneluaj me mokne

Ahmeti ka paralajmëruar se numrat do të shtohen edhe më shumë nëse nuk do të kufizohen daljet pa nevojë.

“Këtë që e thash para tre dite po ndodh tani. Mbi 400 raste. Numrat do të shtohen shumë nqs nuk kemi edhe përgjegjësi individuale për të kufizuar daljet pa nevojë. Kujdes!”, ka shkruar Ahmeti në Twitter.

Në Kosovë të premten janë regjistruar edhe 418 persona të infektuar me koronavirusin e ri, që e shkakton COVID-19.

Sipas të dhënave të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike, rezultatet janë në bazë të 1.608 mostrave të testuara.

Gjatë 24 orëve të fundit kanë vdekur edhe 4 pacientë të cilët kanë qenë të prekur me COVID-19. IKSHPK thotë se janë shëruar edhe 67 persona, ndërsa numri i rasteve aktive është 3.126.

Që nga fillimi i pandemisë në Kosovë janë infektuar 19.328 persona, prej të cilëve 678 kanë vdekur ndërsa 15.434 janë shëruar.

ShareTweetSendShareSend

Related Posts

Në shkollë Pavarsia u shenua  Dita Ndërkombëtare e Librit – Video
Lajme

Në shkollë Pavarsia u shenua Dita Ndërkombëtare e Librit – Video

April 23, 2026
131
Hapet në Gjakovë qendra më moderne për trajtimin e autizmit në Kosovë
Lajme

Hapet në Gjakovë qendra më moderne për trajtimin e autizmit në Kosovë

April 21, 2026
42
Shtërpcë/ Një grua dyshohet se e ka helmuar me zhivë burrin e saj
Lajme

Kush i mbyti në banesën e tyre babain me dy fëmijët në Malishevë?

April 16, 2026
147
Policia arreston një shtetas serb me urdhërarrest ndërkombëtar
Lajme

Skandal: Arrestohet polici për bixhoz në Ferizaj, i mori dy mijë euro

April 16, 2026
199
Ramiz Tafilaj, nderohet me Medaljen Presidenciale nga Vjosa Osmani
Lajme

Ramiz Tafilaj, nderohet me Medaljen Presidenciale nga Vjosa Osmani

March 31, 2026
74
Azem Veseli – komandanti që nuk ju nështru Serbisë, e as sot nuk përkulet para padrejtësisë
Lajme

Azem Veseli – komandanti që nuk ju nështru Serbisë, e as sot nuk përkulet para padrejtësisë

March 17, 2026
39
Next Post
Leposavicq: Gjendet i vdekur një person me  kallash e fishekë në trup

Vëllai e vret vëllanë pas tradhtisë më gruan

Më të fundit

  • Në shkollë Pavarsia u shenua Dita Ndërkombëtare e Librit – Video
  • Hapet në Gjakovë qendra më moderne për trajtimin e autizmit në Kosovë
  • Kush i mbyti në banesën e tyre babain me dy fëmijët në Malishevë?
TermokosTermokosTermokos
Your browser does not support the video tag.

Ky portal mirëmbahet nga kompania “Telegramisot.info” e themeluar në vitin 2018. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Telegramisot.info“. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni Kushtet e përdorimit.

telegramisott@gmail.com

Categories

  • Auto & Tech
  • Basketboll
  • Boll Marre
  • Bota
  • Bujqesi
  • Ekonomia
  • Film
  • Futboll
  • Këshilla dhe Zbulime Mjekësore
  • Kosova
  • Kronika e Zezë
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lajme
  • Lifestyle
  • Moda
  • Muzikë
  • Opinione
  • Shëndet
  • Showbiz
  • Shqiperi
  • Sport
  • Të tjera
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lifestyle
  • Boll Marre
  • Bujqesi