Një vjedhje e rëndë ka ndodhur dje rreth orës 18:00 në fshatin Krajkë të Komunës së Prizrenit. Në një shtëpi të këtij fshati, hajnat kanë vjedhur para dhe stoli ari në vlerë 90 mijë euro.
Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Prizrenit, Shaban Osmanollaj.
Osmanollaj ka thënë se rasti është nën hetime dhe se deri tash nuk ka të arrestuar.
“Me date 29.10.2020 rreth orës 18:10 minuta, një qytetar nga fshati Krajke-Has e ka njoftuar policine ne Prizren, se nga persona te panjohur janë vjedhur një sasi e të hollave dhe arit. Sipas viktimës shuma e të hollave është 50.000 euro ndërsa vlera e arit 40.000. Është bërë shikimi i vendit të ngjarjes nga njësitë e specializuara kriminalistike dhe rasti është duke u hetuar nga njësia e hetimeve rajonale në Prizren”, ka thënë Osmanollaj.