Sot në mëngjes nënë kërcënimin e thikës, një vajzë është plaçkitur në rrugën “dëshmorët e Kombit” në Prishtinë, shkruan Reporteri.net.
Burime të Reporteri.net brenda Policisë së Kosovës duke u bazuar në dëshminë e vajzës thonë se grabitësi nuk ka qenë shqiptar.
Asaj i është vjedhur çanta në të cilën kishe një telefon iPhone 8 plus ngjyrë e bardhë, kartela e bankës, dokumente e gjëra të tjera personale.
Sipas vajzës ai kishte të veshur një bluzë të kuqe dhe mbante kapelë.
“Ngjyra e çantës ka qenë e zezë me të gjelbër dhe brenda saj kishte një iphone 8 plus i bardhë, kartela e bankës TEB, letërnjoftimi dhe gjëra të tjera personale”, ka thënë ky burim.
Në konsultim me prokurorët kujdestar të DKR-së, rasti është iniciuar si grabitje