Një person është dërguar në spital pas lëndimeve që mori nga goditja e një veture sot.
Zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, ka thënë se me këtë rast është duke u marrë njësiti i trafiku, njofton Klan Kosova.
“Rreth orës 16:30,në rrugën “Bajram Kelmendi” ka ndodhur një aksident i komunikacionit rrugor në mes të një automjeti në lëvizje dhe një këmbësori. Si pasojë e aksidentit, lëndime trupore ka pësuar këmbësori i cili është dërguar për tretman mjekësor. Me rastin po merret njësiti i trafikut”, ka thënë Ahmeti.