Kandidatja për deputete nga radhët e LDK-së, Vjosa Osmani, ka bërë publik sloganin e partisë në këto zgjedhje të jashtëzakonshme që mbahen me gjashtë tetor, shkruan Gazeta Express.
Derisa ka publikuar numrin zyrtar që mban partia në këto zgjedhje, Osmani ka shkruar në Facebook se slogani i LDK-së do të jetë “Beso”.
Tutje, nga kjo parti kanë shkruar se “Beso” do të thotë besimi në shtet të drejtë, të barabartë e të zhvilluar, si dhe besim në ndryshim, fitore e në LDK. /Express/