Zëvendësdrejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq, ka folur për procesin e brendshëm zgjedhor të Kosovës.
Ai i ka quajtur tradhtarë të gjithë kundërshtarët e Listës Serbe.
“… këta vetëm emrin e kanë ‘serbë’, sepse punojnë për interesat e institucioneve kosovare në Prishtinë”, ka thënë Petkoviq.
“Mbjellin përçarje mes serbëve në Kosovë”, ka theksuar zëvendësi i Marko Gjuriq.