Presidenti bjellorus Alexander Lukashenko do të takohet me homologun e tij, Vladimir Putin. Këto bisedime do të jenë vendimtare për të përcaktuar nëse ai do i mbijetojë apo jo valës së protestave antiqeveritare.
Avioni i Lukashenkos u ngrit nga Minsku të hënën në mëngjes dhe ai do të shkojë në Soçi, në resortin në Detin e Zi, aty ku lideri rus ka një rezidencë. Pasdite pritet që të mbahet edhe takimi mes dy presidentëve, ku sigurisht fokusi kryesor do jetë mbi situatën në Bjellorusi.
Dy liderët nuk janë takuar që prej nisjes së protestave antiqeveritare për zgjedhjet e fundit presidenciale, që i dhanë fitoren Lukashenkos.
Më herët, Putin dhe Lukashenko kanë ranë dakord se ata duhet të forcojnë marrëdhëniet dypalëshe dhe të zgjerojnë bashkëpunimin.
Putin është shprehur se Rusia i ka gati trupat për të ndërhyrë në Bjellorusi, por thekson se këtë gjë do ta bëjë në momentin kur “ekstremistët të fillojnë të djegin automjetet ose shtëpitë”.
Protestat kanë vazhduar për më shumë se një muaj, qëkur Lukashenko deklaroi fitoren në zgjedhjet presidenciale më 9 gusht dhe më pas goditi pamëshirë protestuesit.