Një pjesëtar i Policisë së Kosovës është lënduar sot paradite në veri të Kosovës, pasi vetura civile, në të cilën ishte ai, është sulmuar me gurë.
Vetura ku ishte pjesëtari i policisë së Kosovës është sulmuar me gurë në afërsi të vendkalimit kufitar në Bërnjak, pasi në të ishte edhe një person i ndaluar për kalim ilegal të kufirit dhe po transportohej në stacion policor.
Lajmin e ka konfirmuar për Telegrafin zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Veriut, Besim Hoti.
“Arsye e sulmit ndaj zyrtarit policor ka qenë ndalimi i një një personi nga Policia Kufitare, për hyrje ilegale, i cili më pastaj është arratisur. Tani përveç rastit kalim ilegal i kufirit do të nisim procedurë edhe për sulm ndaj personit zyrtar”, ka thënë Hoti për Telegrafin.