Superylli portugez i futbollit, Cristiano Ronaldo, ka pasur një karrierë të jashtëzakonshme saqë shumëkush e përfshin në listën e më të mirëve në histori.
Mirëpo, të gjitha arritjet dhe suksesi i tij janë përcjellë me pikëllim, ndërsa fëmijëria e tij nuk ishte e aq e mirë për shkak të babait alkoolist, i cili nuk i përjetoi sukseset e mëdha të CR7.
Babai i tij, Jose Dinis Aveiro, ndërroi jetë në vitin 2005 si pasojë e sëmundjes së mëlçisë, kur Ronaldo ishte 20 vjeçar, dy vite pasi kishte shkuar te Manchester Unitedi.
Ndërsa në një intervistë që e ka dhënë ditë më parë për emisionin e Piers Morgan, 34-vjeçari kishte shpërthyer në lot kur i është treguar një video e babait të ndjerë teksa fliste me krenari për të.
Jose Dinis Aveiro ishte detyruar të bënte shërbimin ushtarak dhe kishte marrë pjesë në një luftë për të parandaluar Angolën që të pavarësohej nga Portugalia.
Ishte një luftë që u humb, ndërsa ai dhe bashkëluftëtarët e tij kishin përjetuar momente shumë të vështira. Kushtet e jetesës ishin shumë të rënda, derisa ushtarët kishin mbetur të uritur kur furnizimet kishin mbërritur të kalbura
Akoma më keq, në kamp ishin përhapur sëmundje infektive, saqë shumë ushtarë mbetën të shtrirë në krevate duke vuajtur nga malaria, dridhjet, temperatura – që i kishte lënë të palëvizshëm për disa javë.