Kandidati nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës Bekë Berisha, takoi banorët e fshatit Rakovinë, dhe u ofroi përkrahje luftëtarëve të cilët sakrifikuan anëtarët e familjes për atdheun dhe lirinë që po e gëzojmë sot.
Berisha së bashku me banorët nderuan dëshmorët e fshatit Rakovinë. “Të gjithë ne Shqiptarët gëzojmë ushtrinë, falë luftëtarëve tanë që u flijuan për atdheun”, tha Berisha.