Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH), deklaroi të hënën se organizata do ta marrë me rezervë miratimin e SHBA-së për përdorimin e plazmës së pacientëve të rikuperuar nga coronavirusi për trajtimin e njerëzve të prekur, duke thënë se provat të cilat janë paraqitur mbeten ende të cilësisë jo të lartë.
Plazma e ndonjë pacienti të rikuperuar e cila është përdorur për trajtimin e sëmundjeve, së fundmi ka hyrë në garë edhe si terapi për trajtimin e COVID-19, shkruan Reuters.
Të dielën Administrata e Ushqimit dhe e Barnave (FDA) në SHBA, autorizoi përdorimin e saj tek pacientët me coronavirus, pasi sipas tyre ajo është e sigurt dhe efektive.
Soumya Swaminathan, shkencëtarja kryesore e OBSH-së, tha se vetëm disa prova klinike të plazmës kanë treguar rezultate të sigurta, ndërsa provat e tanishme nuk e kanë dëshmuar mjaftueshëm përdorimin e saj.
“Aktualisht posedojmë prova të cilësisë jo të lartë”, u shpreh ajo gjatë një konference.
“Ne mendojmë se plazma duhet të cilësohet ende si terapi eksperimentale, derisa provat e tjera klinike ta dëshmojnë të kundërtën”, tha mes tjerash ajo.