Një grua ka raportuar në policinë e Istogut se vajza e saj është larguar nga shtëpia dhe nuk dihet vendndodhja e saj
Rasti ka ndodhur të premten e 13 shtatorit në fshatin Veriç të Istogut, bën të ditur policia në raportin 24 orësh.
“Ankuesja femër K/Shqiptare ka raportuar se vajza e saj ka dalë nga shtëpia dhe nuk dihet vend ndodhja e saj. Është njoftuar prokurori, ndërsa rastin janë duke e hetuar njësitë relevante të policisë”,