Në Krushë të Madhe të Rahovecit, ka nisur edicioni i gjashtë i festivali tradicional të perimekulturës “Agrofesta”.
Ky festival i cili po mbahet në pjesë më të lartë të fshatit, në lartësi mbi 350 metra, nga ku shihet edhe fusha më e gjerë, gjysma e rrafshit të Dukagjinit, synon të promovojë produktet bujqësore dhe kulturën krushjane të punës.
Organizatorët thonë se përveç aktiviteteve të shumta, vizitorët do të kenë mundësi të blejnë produkte me çmime promovuese.
Banorët e Krushës së Madhe dhe rrethinës, që “bukën e nxjerrin nga toka”, sot kishin festë, pasi filloi “Agrofesta”.
Kryetari i komunës së Rahovecit, Smajl Latifi tha se prodhimet cilësore që i bëjnë këto gra fermere dhe këta fermerë me duart e tyre, i bën krenar dhe i obligojnë që ta rrisin përkrahjen për gratë fermerë dhe bujqit e tyre.
Ai shtoi se si komunë kanë rritë buxhetin për bujqësi mbi 1 milionë euro dhe do ta rrisin edhe në vitet në vazhdim, por edhe Ministria e Bujqësisë duhet ta kthejë në prioritet të lartë bujqësinë në Republikën e Kosovës, sepse bujqësia është një faktor që ndikon në fuqizimin e ekonomive tona familjare, por edhe në ngritjen e kapaciteteve të fermerëve, të cilët na bëjnë krenarë si qytetarë e si shtet, pasi prodhimet e tyre janë të kërkueshme në treg.
Kryetari i fshatit Krushë e Madhe dhe koordinatori i Agrofest, Selami Hoti tha se kësaj radhe kanë fermerë të ftuar nga e tërë komuna e Rahovecit. Ai tha se qëllimi i Agrofestës është promovimi i produktet bujqësore.Anjeza Duraku nga kompania Agro Krusha tha se kanë produkte të ndryshme sic është speci i kuq, që quhet speci i ajvarit por edhe lloje të tjera të specave.
Për t’i prezantuar produktet e tij në këtë panair k dal edhe Fehmi Duraku, bujk nga Krusha e Madhe.
Në këtë edicionin të festivalit tashmë tradicional të perimekulturës “Agrofesta”, do të mbahet edhe një koncert, ku do të performojnë reperët kosovarë MC Kresha dhe Lyrical Son./kp