• Ballina
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lifestyle
  • Boll Marre
  • Bujqesi
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lifestyle
  • Boll Marre
  • Bujqesi
No Result
View All Result

Kerkesë e madh për dru, shitësit thonë se ka mungesë

15/09/2019 - 07:16:06
Kerkesë e madh për dru, shitësit thonë se ka mungesë

Me afrimin e sezonit të dimrit është rritur edhe kërkesa për sigurimin e druve për ngrohje. E çmimet nuk është se kanë shënuar rritje nga vitet e kaluara, por megjithatë mbeten ende të larta për “xhepin e qytetarëve”.

Shitësi Gëzim Halili thotë se çmimi i druve sivjet është 40 deri 45 euro, varësisht prej llojit të drurit. Ndërsa shton se nuk kanë dru, aq sa kanë kërkesa për blerje.

Lexo më shumë

Shtërpcë/ Një grua dyshohet se e ka helmuar me zhivë burrin e saj

Arrestohet një burrë në Merdare

May 25, 2025
0
Të shtëna me armë zjarri në Fushë Kosovë

Burri rrah gruan dhe vajzën në Suharekë

May 25, 2025
3

“Drutë e bungut janë 45 euro, druri i ahut 40 euro. Interesimi i myshterinjve është shumë i madh. Nuk kemi shumë dru për me i furnizua të gjithë myshterit që janë të interesuar për të blerë dru, por ne po mundohemi me mundësit tona që i kemi me i furnizua”, tha ai.

Ky tregtar që merret me shitjen e drunjve thotë se ka ankesa nga qytetarët për vendin e shitjes, por shton se nuk kanë ndonjë vend tjetër të ushtrojnë këtë veprimtari.

“Po normal që kemi ankesa nga qytetarët , se në qytet nuk lejohet me punua po na e kemi punë dhe tjetërkund s’kemi ku me punua dhe këtu e kemi patjetër. Me qira e kemi tokën dhe na duhet me e shfrytëzua ata çka e japim qiranë , ankesa kemi por nuk kemi çka me bë edhe ata duhet me na kuptua neve”, tha ai.

Ai thotë që drunjtë i prenë nëpër fshatrat e Gollakut dhe i sigurojnë prej fillimit të pranverës, por sipas tij nuk ka drunj mjaftueshëm.

“Drutë i marrim nëpër fshatra anës Gollakut dhe kështu i sigurojmë prej fillimit të pranverës, por edhe në fshatra nuk ka dru sa duhet me pas, por me këto mundësi qysh mundemi po ja dalim”, thotë ai për Ekonomia Online.

Qytetari Remzi Robelli thotë se çmimi i drunjve nuk ka ndryshua dhe është i njëjtë si vitin e kaluar, megjithatë ankohet për çmimin e lartë.

luaj me mokneluaj me mokneluaj me mokne

“Ata që i shesin ju duket lirë, ndërsa na që i blejmë na duken shtrenjtë. Çmimi është si vitin e kaluar ashtu edhe sivjet, 45 euro kanë qenë vjet 45 euro janë edhe sivjet”, u shpreh ai.

Ai thotë se shitësit po mashtrojnë blerësit, ndërsa kërkon vigjilencë të qytetarëve gjatë blerjes së kësaj lënde.

“Unë që 10 vjet që blej dru është një mashtrim , metra është metër dhe na duhet me i mat vetë nuk kemi nevojë me i lan ata me na mat. Diku 90 cm i prenë drutë ata, do të thotë janë prerjet me të shkurta, por këto njëjtë kanë ekzistua edhe para dy vjetëve, thotë ai.

Por një qytetar tjetër po e brengos fakti që këta shitës po shkatërrojnë pyjet.

“Kurgja s’ka shtrenjtim në krahasim me vitin e kaluar , bile gjithkush mundohet me hijeshua mallin e vet. Ai që i blen mendon që i ka mashtrua, po krejt çka mundet me lu është 20 cm. Po këta çka po shesin valla boll keq po bëjnë se malet janë pre janë shkatërrua krejt”, thotë ai.

Ministria e Mjedisit vitin e kaluar ka marrë vendim që të heq nga përdorimi thëngjillin për ngrohje, për shkak të ndotjes së ajrit. E lëndë kryesore për djegie mbetet druri.

Share2TweetSendShareSend

Related Posts

Shtërpcë/ Një grua dyshohet se e ka helmuar me zhivë burrin e saj
Lajme

Arrestohet një burrë në Merdare

May 25, 2025
0
Të shtëna me armë zjarri në Fushë Kosovë
Lajme

Burri rrah gruan dhe vajzën në Suharekë

May 25, 2025
3
Tragjedi: Ky 19-vjeçar vdes pas një aksidenti tragjik në punë
Lajme

Tragjedi: Ky 19-vjeçar vdes pas një aksidenti tragjik në punë

May 25, 2025
1
Policia e Kosvës i reagon Serbisë e cila lëshoi fletarrest, për policin e Kosovës
Lajme

Policia e Kosvës i reagon Serbisë e cila lëshoi fletarrest, për policin e Kosovës

May 25, 2025
15
Në Kosovë sot  “Defender Europe 2025”, të angazhuar 25 mijë ushtarë nga 29 shtete
Lajme

Në Kosovë sot “Defender Europe 2025”, të angazhuar 25 mijë ushtarë nga 29 shtete

May 25, 2025
5
Kallas: Lëni anash ndasitë, Kosova në rend të parë
Lajme

Kallas: Lëni anash ndasitë, Kosova në rend të parë

May 25, 2025
9
Next Post
Punëtorët “e kanë humbur besimin te Inspektorati i Punës”

Punëtorët “e kanë humbur besimin te Inspektorati i Punës”

Më të fundit

  • Arrestohet një burrë në Merdare
  • Burri rrah gruan dhe vajzën në Suharekë
  • Tragjedi: Ky 19-vjeçar vdes pas një aksidenti tragjik në punë
TermokosTermokosTermokos
Your browser does not support the video tag.

Ky portal mirëmbahet nga kompania “Telegramisot.info” e themeluar në vitin 2018. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Telegramisot.info“. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni Kushtet e përdorimit.

telegramisott@gmail.com

Categories

  • Auto & Tech
  • Basketboll
  • Boll Marre
  • Bota
  • Bujqesi
  • Ekonomia
  • Film
  • Futboll
  • Këshilla dhe Zbulime Mjekësore
  • Kosova
  • Kronika e Zezë
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lajme
  • Lifestyle
  • Moda
  • Muzikë
  • Opinione
  • Shëndet
  • Showbiz
  • Shqiperi
  • Sport
  • Të tjera
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lifestyle
  • Boll Marre
  • Bujqesi