• Ballina
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lifestyle
  • Boll Marre
  • Bujqesi
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lifestyle
  • Boll Marre
  • Bujqesi
No Result
View All Result

Shqiptarët e Maqedonisë i siguruan 32 deputetë Vetëvendosje i merr “meritat”

16/07/2020 - 17:23:13
Shqiptarët në Maqedoni, dënohen nëpër karantina vetëm pse flasin shqip

Lëvizja Vetëvendosje, përmes një komunikate ka komentuar zhvillimet e fundit në Maqedoni, ku shqiptarët arritën të sigurojnë 32 deputetë.

Nga kjo parti kanë thënë se angazhimi i tyre ka prodhuar nxitje të shqiptarëve për të dalur në zgjedhjet e së djeshme në Maqedoninë Veriore.

Lexo më shumë

Banorët e Banjës qe 48 orë pa ujë të pijshëm – drejtori i kërcënon me polici

Banorët e Banjës qe 48 orë pa ujë të pijshëm – drejtori i kërcënon me polici

August 15, 2026
33
Prokuroria: Për sulmin në Ibër-Lepenc,Qeveria e Serbisë ka pasur rol kyç

Prokuroria: Për sulmin në Ibër-Lepenc,Qeveria e Serbisë ka pasur rol kyç

July 9, 2026
11

Në një komunikatë për media, Lëvizja që drejtohet nga Albin Kurti, ka përgëzuar shqiptarët e Maqedonisë së Veriut, që morën pjesë në zgjedhje, duke siguruar nga 32 deri në 34 deputetë në Kuvend (numri i saktë i ulëseve të shqiptarëve) do të caktohet pas certifikimit të zgjedhjeve).

Tutje, në reagimin e LVV-së, thuhet se një lajm tjetër i mirë është se në nivel vendi deri më tash është përpara subjekti socialdemokrat LSDM.

“Ndërkohë që ende po presim rezultatet përfundimtare, lajmi i mirë është se sipas rezultateve paraprake që transmetohen prej KQZ-së, në Parlamentin e Maqedonisë do të ulen 32-34 deputetë shqiptarë. Ky është një rikuperim i madh prej zgjedhjeve te kaluara, ku morën mandat vetëm 23 shqiptarë. Por është edhe një rekord më vete, duke qenë se numri i mëparshëm më i madh i deputetëve shqiptarë ka qenë 29. Ka qenë ndër të tjera edhe angazhimi i Lëvizjes VETËVENDOSJE! që ka nxitur pjesëmarrjen e madhe të shqiptarëve në këto zgjedhje”, thuhet ndër të tjera në komunikatën e lëshuar nga Lëvizja Vetëvendosje.

Njoftimi i plotë:

Shqiptarët e RMV fitojnë rekord mandatesh parlamentare

Të mërkurën, më 15 korrik u mbajtën zgjedhjet në Republikën e Maqedonisë të Veriut. Lëvizja VETËVENDOSJE! i përcolli me interes të madh këto zgjedhje, për shkak se zhvillohen në një vend fqinj e partner të mirë të Kosovës, por sidomos për shkak se në atë vend jeton si autokton një komunitet shqiptar i madh në numër e në shtrirje gjeografike.

luaj me mokneluaj me mokneluaj me mokne

Angazhimi dhe konkurrenca mes subjekteve shqiptare ka qenë e fortë, dhe kjo ka angazhuar votuesit për të marrë pjesë në zgjedhje. Ndërkohë që ende po presim rezultatet përfundimtare, lajmi i mirë është se sipas rezultateve paraprake që transmetohen prej KQZ-sw, në Parlamentin e Maqedonisë do të ulen 32-34 deputetë shqiptarë. Ky është një rikuperim i madh prej zgjedhjeve te kaluara, ku morën mandat vetëm 23 shqiptarë. Por është edhe një rekord më vete, duke qenë se numri i mëparshëm më i madh i deputetëve shqiptarë ka qenë 29. Ka qenë ndër të tjera edhe angazhimi i Lëvizjes VETËVENDOSJE! që ka nxitur pjesëmarrjen e madhe të shqiptarëve në këto zgjedhje.

Një lajm tjetër i mirë është se në nivel vendi deri më tash është përpara subjekti socialdemokrat LSDM. Kohët e fundit ky subjekt me veprimet e tij ka treguar se është bërë një faktor i paqes dhe i marrëdhënieve të mira fqinjësore në rajonin tonë, e njëkohësisht është më i hapur për shqiptarët, të cilëve ende nuk u janë plotësuar kërkesat e drejta politike për trajtim të barabartë prej shtetit e prej ligjit, në të gjitha sferat e sidomos në ato ekonomike, kulturore e politike.

Shqiptarët do të jenë element përcaktues i fituesit të zgjedhjeve, por edhe i krijimit të qeverisë. Kjo krijon kushtet që, me ndershmëri e mençuri, të çohet përpara një agjendë e zhvillimit shoqëror, ekonomik e institucional për ta. Tema kryesore programore gjatë fushatës ka qenë kërkesa që shteti i Maqedonisë Veriore të jetë shtet për të gjithë, që punësimet, investimet infrastrukturore e ato ekonomike, shkollat e spitalet, të jenë të shtrira kudo, e jo duke favorizuar njërën etni. Ky është momenti që kjo kërkesë për barazi të shndërrohet në plan-program qeverisës.

Lëvizja VETËVENDOSJE! dëshiron më të mirën për institucionet e reja që do të krijohen pas certifikimit të zgjedhjeve, për një fqinjësi sa më bashkëpunuese drejt zhvillimit ekonomik dhe integrimeve në Bashkimin Evropian e NATO. E popullit shqiptar në Maqedoninë e Veriut i premtojmë se do të ketë vëmendje më të madhe dhe impenjim konkret prej Lëvizjes, e cila së shpejti do të hapë Qendrën e saj në Maqedoni. Së bashku do të angazhohemi e do të organizohemi, të hapur për miqësi me secilin mik të sinqertë, që proceset pozitive e progresive të përshpejtohen, e ato negative, diskriminuese e prapambetëse të kundërshtohen.

ShareTweetSendShareSend

Related Posts

Banorët e Banjës qe 48 orë pa ujë të pijshëm – drejtori i kërcënon me polici
Ekonomia

Banorët e Banjës qe 48 orë pa ujë të pijshëm – drejtori i kërcënon me polici

August 15, 2026
33
Prokuroria: Për sulmin në Ibër-Lepenc,Qeveria e Serbisë ka pasur rol kyç
Lajme

Prokuroria: Për sulmin në Ibër-Lepenc,Qeveria e Serbisë ka pasur rol kyç

July 9, 2026
11
Besa Tafilaj Pinchotti – Zëri i miqësisë së përjetshme Kosovë–SHBA
Lajme

Besa Tafilaj Pinchotti – Zëri i miqësisë së përjetshme Kosovë–SHBA

June 29, 2026
23
AIP vlerëson KEK-un për transparencë dhe qasje në dokumente publike
Lajme

AIP vlerëson KEK-un për transparencë dhe qasje në dokumente publike

June 25, 2026
30
Abdixhiku premton për 5 miliardë euro investime në Kosovë
Lajme

Bajram Gecaj kërkon dorëheqjen e Lumirit dhe zgjedhjen e liderit të ri në LDK

June 18, 2026
34
Kapiteni i Policisë në Pejë, Idriz Atashi, shpallet “Nderi i Qytetit”- Video
Lajme

Kapiteni i Policisë në Pejë, Idriz Atashi, shpallet “Nderi i Qytetit”- Video

June 16, 2026
107
Next Post
PDSH-ja e Menduh Thaçit me çykë të zorit e siguroi një deputet

PDSH-ja e Menduh Thaçit me çykë të zorit e siguroi një deputet

Më të fundit

  • Banorët e Banjës qe 48 orë pa ujë të pijshëm – drejtori i kërcënon me polici
  • Prokuroria: Për sulmin në Ibër-Lepenc,Qeveria e Serbisë ka pasur rol kyç
  • Besa Tafilaj Pinchotti – Zëri i miqësisë së përjetshme Kosovë–SHBA
TermokosTermokosTermokos
Your browser does not support the video tag.

Ky portal mirëmbahet nga kompania “Telegramisot.info” e themeluar në vitin 2018. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Telegramisot.info“. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni Kushtet e përdorimit.

telegramisott@gmail.com

Categories

  • Auto & Tech
  • Basketboll
  • Boll Marre
  • Bota
  • Bujqesi
  • Ekonomia
  • Film
  • Futboll
  • Këshilla dhe Zbulime Mjekësore
  • Kosova
  • Kronika e Zezë
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lajme
  • Lifestyle
  • Moda
  • Muzikë
  • Opinione
  • Shëndet
  • Showbiz
  • Shqiperi
  • Sport
  • Të tjera
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lifestyle
  • Boll Marre
  • Bujqesi