Agjencioni Kundër Korrupsionit, vazhdon të publikojë pasurinë e zyrtarëve të ndryshëm të shtetit.
Si edhe çdo vit tjetër edhe sivjet poltikanët kanë deklaruar pasuri tejet të madhe.
Deputeti nga LDK, Fatmir Rexhepi, është një prej tyre. Ai ka deklaruar dy banesa në emër të tij, dhe një tjetër në emër të fëmijëve, dy parcela dhe një shtëpi, njërën nga këto të emër të fëmijëve.
Rexhepi ka treguar se familja e tij posedon katër vetura, në vlerë të përgjithshme afër 100 mijë euro, shkruan Reporteri.net.
Në emër të vet ka deklaruar veturë të tipit “Taureg” në vlerë 48 mijë euro, të gruas veturë të tipit “Suzuki”, çmimi i së cilës është 21 mijë euro, një “Golf D”, në vlerë 22 mijë euro të cilin e drejton njëri nga fëmijët e tij, derisa një tjetër një “Ford”, në vlerë 4 mijë e 500 euro.