• Ballina
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lifestyle
  • Boll Marre
  • Bujqesi
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lifestyle
  • Boll Marre
  • Bujqesi
No Result
View All Result

Rritet fuqia e shqiptarëve në Maqedoni të Veriut nga zgjedhjet

16/07/2020 - 07:22:38
Rritet fuqia e shqiptarëve në Maqedoni të Veriut nga zgjedhjet

Zgjedhjet parlamentare të Maqedonisë së Veriut kanë sjellë një rritje të ndjeshme të fuqisë potenciale të shqiptarëve, duke ju dhënë edhe numerikisht edhe cilësisht një pozicion të rëndësishëm, që do të duhet ta shfrytëzojnë me zgjuarsi.

Sipas të dhënave paraprake, partitë shqiptarë do të kenë 31-33 deputetë, çka është një forcë e shtuar dhe e rëndësishme në Parlamentin me 123 vende.

Lexo më shumë

Banorët e Banjës qe 48 orë pa ujë të pijshëm – drejtori i kërcënon me polici

Banorët e Banjës qe 48 orë pa ujë të pijshëm – drejtori i kërcënon me polici

August 15, 2026
23
Prokuroria: Për sulmin në Ibër-Lepenc,Qeveria e Serbisë ka pasur rol kyç

Prokuroria: Për sulmin në Ibër-Lepenc,Qeveria e Serbisë ka pasur rol kyç

July 9, 2026
11

Sipas rezultateve zyrtare, ende jo përfundimtare, të gjithë partitë shqiptare kanë rritur numrat: Ali Ahmeti nga 12 deputetë është bërë me 14-16 deputetë, Aleanca e Zijadin Selës, nga 9 sot ka 12, ndërsa Lëvizja Besa ka 4 deputetë të siguruar në listën e përbashkët me LSDM. Ndërkaq, Menduh Thaçi ka marrë një deputet me PDSH-në e tij, ndërsa ka pasur 2, duke u regjistruar partia e vetme shqiptare që ul kuotën elektorale.

Ky është një zhvillim mjaft i rëndësishëm për shqiptarët, pasi nëse ata dijnë të bashkohen kanë një mundësi për të pasur një fuqi potenciale determinante jo vetëm për qeveritë e Shkupit, por për çdo ligj të rëndësishëm.

LSDM e Zoran Zaevit ka marrë 47 deputetë, 7 më pak se në zgjedhjet e 2016-s, ndërkohë edhe VRMO-ja e djathtë ka marrë gjithashtu 7 deputetë më pak se 4 vjet më parë.

Pra të dyja partitë maqedonase janë zvogëluar, ndërsa nuk kanë hyrë forca të vogla nacionaliste, përveç një partie të majtë të Dimitër Aspasiev që ka marrë 2 deputetë.

Sipas këtyre votave Zoran Zaev, që të formojë një qeveri të re, ka nevojë për 16 deputetë, të cilat asnjë parti shqiptare nuk i ka e vetme, kështu do të tentojë të marrë edhe BDI-në edhe Aleancën në qeveri.

Mirëpo aktualisht partitë shqiptare janë shumë të përçara dhe e urrejnë njëra-tjetrën në kushte polarizimi. Tashmë është e qartë se ata edhe pse me qëndrime të kundërta kanë arritur një fitore siç është shtimi i numrit të deputetëve në Kuvend.

luaj me mokneluaj me mokneluaj me mokne

Zaev ndoqi një taktikë shumë dinake për të marrë vota shqiptarësh, sepse pa ato ai nuk vjen dot në pushtet. VRMO-ja opozitare është realisht partia më e madhe ndër maqedonas edhe si pasojë e qëndrimeve të saj nacionaliste.

LSDM, duke futur partinë BESA brenda listës së tij elektorale, arriti të sigurojë shumicën relative, pra 2-3 deputetët më shumë për të marrë mandatin e formimit të qeverisë. Nga ana tjetër, lidhi koalicion me Zijadin Selën, duke sulmuar fort Ali Ahmetin. Kjo taktikë mobilizoi shumë shqiptarët: dolën në votime si ata që e urrejnë BDI-në e që nuk janë pak, por edhe përkrahësit e fortë të Ali Ahmetit, të cilët janë më shumë.

Si rezultat, shqiptarët morën më shumë vota e më shumë deputetë. Pikërisht kjo fuqi është çelësi që ka sjellë uljen elektorale të VRMO-së, e cila fitonte gjithnjë duke përçarë shqiptarët e duke ulur numrin e votuesve të elektoratit shqiptar.

Ali Ahmeti ka konfirmuar për vitin e 18 se është partia më e organizuar në Maqedoni ndër shqiptarët, që fiton çdo zgjedhje parlamentare, shumicën e bashkive shqiptrare etj. Zijadin Sela është rritur me 2%, duke zënë në politikën shqiptare në Maqedoni, vendon që ka pasur partia e Arbën Xhaferit, e cila me Menduh Thaçin po shkrihet si kripa në ujë pas çdo zgjedhjeje. Megjithatë, nëse nuk do të administrohet kjo fuqi e shtuar, atëherë, shqiptarët nuk do të kenë rast të dytë për të qenë kaq determinant sa sot.

Interesant është fakti se në këto zgjedhje dy partitë e mëdha maqedonase kishin sllogane të njohura. VRMO e kishte “Rilindje” si PS në 2013, kurse Zaev: “Mundemi”, si Obama në 2008: Yes we can…

ShareTweetSendShareSend

Related Posts

Banorët e Banjës qe 48 orë pa ujë të pijshëm – drejtori i kërcënon me polici
Ekonomia

Banorët e Banjës qe 48 orë pa ujë të pijshëm – drejtori i kërcënon me polici

August 15, 2026
23
Prokuroria: Për sulmin në Ibër-Lepenc,Qeveria e Serbisë ka pasur rol kyç
Lajme

Prokuroria: Për sulmin në Ibër-Lepenc,Qeveria e Serbisë ka pasur rol kyç

July 9, 2026
11
Besa Tafilaj Pinchotti – Zëri i miqësisë së përjetshme Kosovë–SHBA
Lajme

Besa Tafilaj Pinchotti – Zëri i miqësisë së përjetshme Kosovë–SHBA

June 29, 2026
23
AIP vlerëson KEK-un për transparencë dhe qasje në dokumente publike
Lajme

AIP vlerëson KEK-un për transparencë dhe qasje në dokumente publike

June 25, 2026
30
Abdixhiku premton për 5 miliardë euro investime në Kosovë
Lajme

Bajram Gecaj kërkon dorëheqjen e Lumirit dhe zgjedhjen e liderit të ri në LDK

June 18, 2026
34
Kapiteni i Policisë në Pejë, Idriz Atashi, shpallet “Nderi i Qytetit”- Video
Lajme

Kapiteni i Policisë në Pejë, Idriz Atashi, shpallet “Nderi i Qytetit”- Video

June 16, 2026
107
Next Post
Ali Ahmeti:  Vetëvendosjes e pashëndetshme po e copëton elektoratin shqiptar!

Ahmeti: Morëm 100 mijë vota, kemi 12 deputetë

Më të fundit

  • Banorët e Banjës qe 48 orë pa ujë të pijshëm – drejtori i kërcënon me polici
  • Prokuroria: Për sulmin në Ibër-Lepenc,Qeveria e Serbisë ka pasur rol kyç
  • Besa Tafilaj Pinchotti – Zëri i miqësisë së përjetshme Kosovë–SHBA
TermokosTermokosTermokos
Your browser does not support the video tag.

Ky portal mirëmbahet nga kompania “Telegramisot.info” e themeluar në vitin 2018. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Telegramisot.info“. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni Kushtet e përdorimit.

telegramisott@gmail.com

Categories

  • Auto & Tech
  • Basketboll
  • Boll Marre
  • Bota
  • Bujqesi
  • Ekonomia
  • Film
  • Futboll
  • Këshilla dhe Zbulime Mjekësore
  • Kosova
  • Kronika e Zezë
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lajme
  • Lifestyle
  • Moda
  • Muzikë
  • Opinione
  • Shëndet
  • Showbiz
  • Shqiperi
  • Sport
  • Të tjera
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lifestyle
  • Boll Marre
  • Bujqesi