Në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë aktualisht janë duke u trajtuar 51 pacientë me Covid-19.
Sipas një njoftimit të spitalit, trajtimi i pacientëve me Covid-19, është duke vazhduar, transmeotn kp.
“Aktualisht po trajtohen 51 pacientë dhe nga këta 41 pacientë janë të konfirmuar përmes testit me Covid-19, ndërsa 10 pacientë janë në pritje të rezultatit të testit. 9 pacientë janë në Oksigjeno terapi, një pacient është në gjendje të rëndë, ndërsa që pacientët e tjerë kanë gjendje stabile. Trajtimi i pacientëve me Covid-19 po bëhet në Repartin Infektives dhe në Pulmologjisë”, thuhet në njoftim.