Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës Bekim Haxhiu, ka folur për situatën me Covid-19 që po mbizotëron në vend.
Haxhiu tha se duhet të shpallet Gjendje e Jashtëzakonshme.Ai theksoi se masat e propozuara nga qeveria janë masa sipërfaqësore.
Shkrimi i plotë i Haxhiut në Facebook:Gjendja me COVID-19 në vendin tonë aktualisht është e jashtëzakonshme!!!Kuvendi i Kosovës duhet të mblidhet urgjentisht që ta miratojmë Ligjin Anti-Covid-19, dhe të shpallet gjendje e jashtëzakonshme, sepse gjendja është e jashtëzakonshme!
Masat që prezantoi sot Kryeministri Hoti, janë siperfaqësore, veprimet e Qeverisë se Kosovës duhet të jenë në përputhje me situatën.Rastet e vdekjeve nga COVID-19 po rriten çdo ditë, numri i të infektuarve gjithashtu. Masat mbrojtëse nuk po respektohen, prandaj duhet të vendosen masa me rigoroze që të shpëtohen jetët e qytetarëve.
Gabimet që kanë ndodh deri me tani le t’i marrim si mësim për ta tejkaluar situatën.Edhe pse LDK dhe LVV janë bashkfajtore për menaxhim të dobët të situatës me pandeminë, unë kërkoj t’i tejkalojmë dallimet politike dhe të punojmë në mbrojtje të shëndetit të qytetarëve.
Pse them janë fajtore, sepse: Qeveria Kurti, ka filluar me lehtësimin e masave kundër coronavirusit në Kosovë në fazën e parë më 4 maj, fazën e dytë më 18 maj dhe fazën e tretë më 1 qershor, pa e miratuar Ligjin Anti-COVID-19, pa e analizuar mirë situatën e rënduar, ndërsa edhe shtetet me të fuqishme tek në mes të qershorit filluan aplikimin e fazës së parë, ndërsa tek ne pikërisht LVV në atë periudhë organizonte protesta me motive politike.
Bile në ato tubime politike mbajti fjalim edhe ish- ministri Vitia i cili u zhvesh nga petku i mantelbardhit sapo la pozitën. Nga ai tubim filloi gjithçka për mbrapsht sa i përketë rreshqitjes nga duart e situatës me pandeminë.
Në anën tjetër Qeveria Hoti nuk ka arritur që nga fillimi i punës ta menaxhojë si duhet pandeminë. Deklarimet se nuk do të ketë rikthim të masave por testime masive, testimet masive nuk u bënë dhe rastet u shtuan dhe kjo situatë po rëndohet, prandaj sa më parë duhet miratimi i Ligjit Anti- Covid-19. Masat e prezantuar sot janë siperfaqësore, sepse koha është për veprim konkret në mbrojtje të shëndetit dhe jetës se qytetarëve.
Ata që po e luftojnë të vërtetë me pandeminë janë personeli shendetësor, prandaj duhet t’ju ndihmojmë me miratimin e Ligjit.Për llogaridhëni e përgjegjësi politike e penale do të ketë kohë.
Kemi votuar Komisionin Hetimor për menaxhimin e pandemisë, kështu që të gjithave do t’ju vie koha.Sot duhet të bëhemi bashkë për të shpëtuar jetën e qytetarëve tanë.Për të gjitha familjet që humben më të dashurit e tyre nga kjo pandemi ju shprehi ngushëllime