Ardita Dushi, është emëruar Shefe e Stafit dhe Këshilltare e Lartë e kryeministrit të Rëpublikës së Kosovës, Avdullah Hoti.
Dushi edhe në të kaluarën ishte krahë Hotit në detyrat e tij zyrtare, shkruan Reporteri.net.
Ajo mbante pozitën e njëjtë edhe gjatë mandatit të Hotit si zëvendëskryeministër i parë në Qeverinë Kurti.
Edhe gjatë qeverisjes në krye me Isa Mustafën, Dushi po ashtu ishte Shefe e Kabinetit në Ministrinë e Financave, të cilën e udhëhoqi për 2 vite po ashtu Avdullah Hoti.
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Avdullah Hoti, e ka marrë drejtimin e Qeverisë pas shkarkimit të Qeverisë Kurti më 25 mars, ku u votua mocioni i mosbesimit iniciuar nga partneri i koalicionit, LDK-ja.