Pas pak, presidenti Hashim Thaçi do të takohet me kryeministrin Avdullah Hoti.
Siç njofton Presidenca, takimi do të mbahet në Kabinetin e Presidentit në orën 09:30.
“Në orën 09:30, Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, pret në takim Kryeministrin e Republikës së Kosovës, Avdullah Hoti”, njofton Presidenca.
Mediat do të mund të marrin vetëm pamje në fillim të takimit.