Në seancën e sotme plenare të Kuvendi të Kosovës, është miratuar kërkesa e grupit parlamentar 6+ që t’i bashkohet Kuvendit.
Kërkesa u miratua me 88 vota pro.
Në grup u rikthye deputetja boshnjake, Duda Balje.
Grupi parlamentar 6+ u riformua pasi deputetja Fikrete Aliti kishte dhënë dorëheqje.