Zëvëndëskryeministri i parë i Qeverisë së Kosovës, Besnik Tahiri, është parë në shoqërimin e dy deputetëve të partisë së tij, Daut Haradinaj e Pal Lekaj në ndërtesën e Qeverisë së Kosovës.
Por, ajo që bie në sy është pozimi pranë flamurit kombëtar me logon e UÇK-së. Fotografia është publikuar në faqen e Grupit parlamentar të AAK-së dhe është shpërndarë nga Daut Haradinaj.
Pak ditë më parë u përfol heqja e flamurit nga ndërtesa e Qeverisë së Kosovës, por duket se flamuri i UÇK-së është rikthyer përsëri në vendin e vet.