Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj ka thënë sonte se partia e tij bashkë me PSD-në dalin e para në sondazhin e fundit të realizuar 3-4 ditë më herët.
“Ne prijmë para partive tjera, pra ne bashkë me PSD-në”, ka thënë Haradinaj.
Ndërkaq, duke folur për rezultatin përfundimtar të zgjedhjeve, kreu i AAK-së tha se do t’i afrohen 30 për qindshit, transmeton Ballkani.info.
“Ne kemi rritje të padiskutuar në Dukagjin, por edhe në Anamoravë. Në Anamoravë jemi në tavolinën e fituesve. Për shembull në Prizren jemi dyfishuar”, ka thënë Haradinaj.
Ndërkaq në sondazhin e realizuar online nga Dukagjini, nga 5700 pjesëmarrës, 57 për qind kanë thënë se Haradinaj duhet sërish të jetë kryeministër, kurse 43 për qind mendojnë se nuk duhet të jetë.