• Ballina
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lifestyle
  • Boll Marre
  • Bujqesi
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lifestyle
  • Boll Marre
  • Bujqesi
No Result
View All Result

Kryeshefja e Telekomit, e lidhur me VV-në, ka të punësuar në Telekom vëllanë dhe kunatën

21/05/2020 - 18:26:49
Kryeshefja e Telekomit, e lidhur me VV-në, ka të punësuar në Telekom vëllanë dhe kunatën

Ndonëse gjatë gjithë kohës së opozitës e periudhës së fushatës ishin thirrur në depolitizimin e ndërmarrjeve publike, Vetëvendosja e Albin Kurtit e ka vazhduar avazin e emërimit të bordeve, duke vënë kështu në pozita kyçe të Telekomit, zyrtarë e militantë të kësaj partie.

Më 24 prill, Burbuqe Hana u emërua Ushtruese e Detyrës së Kryeshefes së Telekomit.
Hana në këtë pozitë e zëvendësoi Bedri Istrefin, që u shkarkua nga kjo pozitë nga Bordi i emëruar nga kryeministri në detyrë, Albin Kurti.

Lexo më shumë

Në shkollë Pavarsia u shenua  Dita Ndërkombëtare e Librit – Video

Në shkollë Pavarsia u shenua Dita Ndërkombëtare e Librit – Video

April 23, 2026
191
Hapet në Gjakovë qendra më moderne për trajtimin e autizmit në Kosovë

Hapet në Gjakovë qendra më moderne për trajtimin e autizmit në Kosovë

April 21, 2026
50

Më 2016-të, Burbuqe Hana kishte qenë pjesë e protestave të Vetëvendosjes në sheshet kryesore të Prishtinës.
Madje, pjesëmarrja e Hanës faktohet edhe nga fotografitë.

Mediat kanë raportuar se Burbuqe Hana e ka edhe vëllanë të punësuar në Telekom, Burim Hana si dhe gruan e vëllait, Luljeta Maloku Hana.

Dyshohet edhe për një person të tretë të afërm më Hanën që është i punësuat në Telekom, shkruan Ballkani.info.
Emërimi i Burbuqe Hanës në Telekom, nuk është i vetmi emërim partiak që ka bërë Vetëvendosje ditët e fundit.
Feim Kelmendi është emëruar po ashtu ushtrues detyre në pozitën e zyrtarit kryesor financiar në Telekomin e Kosovës.

Kelmendi duket se është përkrahës shumë i madh i kryeministrit në detyrë, Albin Kurti dhe partisë së tij, Vetëvendosje.
Kelmendi madje këtë e shpreh haptazi edhe në postimet që ai bën në rrjete sociale.

luaj me mokneluaj me mokneluaj me mokne

Kryeshefja e re e Telekomit, Burbuqe Hana jeton në lagjen luksoze, Marigona në Prishtinë.

Përveç kësaj, Burbuqe Hana e cila punon që një kohë të gjatë në Telekom, e kishte paditur punëdhënësin e saj në vitin 2019.
Sipas padisë në Gjykatën Themelore në Prishtinë, Hana kërkon nga Telekomi kompensim prej 9,513.00 euro, në emër të diferencës në gradë.

Këtë shumë, ajo e kërkonte me pretendimin se Telekomi i Kosovës, pa të drejtë ia ka zbritur gradën dhe atë nga grada 12 në gradën 11, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Lidhur me këtë rast, në seancën e shqyrtimit kryesor palët ndërgjygjëse kanë dhënë fjalën përfundimtare. Në fjalën përfundimtare, paditësja Hana, ka deklaruar se qëndron pranë padisë dhe kërkesë së saj, duke kërkuar nga gjykata që ajo të aprovohet si e bazuar dhe të detyrohet e paditura, që atë ta kompensojë diferencën e gradës, për periudhën 1 shkurt 2015, e deri 31 gusht 2019.

Hana pati thënë se kërkesën e saj, për kompensimin e shumës prej e 9,513.00 euro, e ka mbështetur në ekspertizën financiare të datës 2 shtator 2019, të punuar nga ekspertja Hidajete Sejdiu.

Lidhur me shpenzimet e procedurës, paditësja tha se nuk i kërkon. Në anën tjetër, përfaqësuesi i Telekomit të Kosovës, Halil Haliti, në fjalën e tij përfundimtare, e ka kundërshtuar në tërësi padinë e paditëses dhe ka kërkuar nga gjykata që e njëjta të refuzohet si e pabazuar.

Haliti tha se paditësja me të paditurën, për periudhën kontestuese, kanë nënshkruar kontrata te reja, me të cilat është themeluar marrëdhënie e re e punës dhe ndërmjet tyre ka vazhduar edhe më tej marrëdhënia e punës. Gjithashtu, as përfaqësuesi i të paditurës nuk i ka kërkuar shpenzimet e procedurës.

Paditësja i ka kundërshtuar pretendimet e përfaqësuesit të paditurës, duke thënë se nënshkrimi i kontratave të reja është bërë me presion dhe nën kërcënimin për largim nga puna. Gjykatësi i rastit, Enver Shabanaj, pas administrimit të provave dhe fjalëve përfundimtare të palëve ndërgjygjëse, ka deklaruar se shqyrtimi gjyqësor në këtë kontest është i përfunduar dhe palët me kohë do të njoftohen me vendimin.

Share4TweetSendShareSend

Related Posts

Në shkollë Pavarsia u shenua  Dita Ndërkombëtare e Librit – Video
Lajme

Në shkollë Pavarsia u shenua Dita Ndërkombëtare e Librit – Video

April 23, 2026
191
Hapet në Gjakovë qendra më moderne për trajtimin e autizmit në Kosovë
Lajme

Hapet në Gjakovë qendra më moderne për trajtimin e autizmit në Kosovë

April 21, 2026
50
Shtërpcë/ Një grua dyshohet se e ka helmuar me zhivë burrin e saj
Lajme

Kush i mbyti në banesën e tyre babain me dy fëmijët në Malishevë?

April 16, 2026
150
Policia arreston një shtetas serb me urdhërarrest ndërkombëtar
Lajme

Skandal: Arrestohet polici për bixhoz në Ferizaj, i mori dy mijë euro

April 16, 2026
206
Ramiz Tafilaj, nderohet me Medaljen Presidenciale nga Vjosa Osmani
Lajme

Ramiz Tafilaj, nderohet me Medaljen Presidenciale nga Vjosa Osmani

March 31, 2026
76
Azem Veseli – komandanti që nuk ju nështru Serbisë, e as sot nuk përkulet para padrejtësisë
Lajme

Azem Veseli – komandanti që nuk ju nështru Serbisë, e as sot nuk përkulet para padrejtësisë

March 17, 2026
42
Next Post
Kurtit i shkojnë në zyrë Bordi i Përkohshëm i KEK-ut

Kurtit i shkojnë në zyrë Bordi i Përkohshëm i KEK-ut

Më të fundit

  • Në shkollë Pavarsia u shenua Dita Ndërkombëtare e Librit – Video
  • Hapet në Gjakovë qendra më moderne për trajtimin e autizmit në Kosovë
  • Kush i mbyti në banesën e tyre babain me dy fëmijët në Malishevë?
TermokosTermokosTermokos
Your browser does not support the video tag.

Ky portal mirëmbahet nga kompania “Telegramisot.info” e themeluar në vitin 2018. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Telegramisot.info“. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni Kushtet e përdorimit.

telegramisott@gmail.com

Categories

  • Auto & Tech
  • Basketboll
  • Boll Marre
  • Bota
  • Bujqesi
  • Ekonomia
  • Film
  • Futboll
  • Këshilla dhe Zbulime Mjekësore
  • Kosova
  • Kronika e Zezë
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lajme
  • Lifestyle
  • Moda
  • Muzikë
  • Opinione
  • Shëndet
  • Showbiz
  • Shqiperi
  • Sport
  • Të tjera
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lifestyle
  • Boll Marre
  • Bujqesi