Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik ka vazhduar thirrjet që të mbahet distanca fizike dhe mbajtja e maskave mbrotjëse. Ky institucion ka apeluar te qytetarët që t’i lajnë duart me kujdes disa herë në ditë nga 20-30 sekonda.
Përmes një njoftimi në faqen zyrtare, IKSHP’ja ka bërë me dije se lehtësimi i lëvizjes nuk nënkupton mosrespektimin e rekomandimeve të Institutit Kombëtar dhe Ministrisë së Shëndetësisë.
“Lehtësimi i masave është bërë për të na bërë më të përgjegjshëm. Nëse nuk do t’ përmbahemi rekomandimeve jemi të detyruar të vazhdojmë me këto masa. Këto masa përkufizojnë edhe shumicën të cilët me përpikëri nga fillimi iu kanë përmbajtur rekomandimeve!”, thuhet në njoftim.