Erëra jashtëzakonisht të fuqishme kanë përfshirë disa nga qytetet e Kosovës, ku në disa zona pritet të arrijë deri në 110 km/h.
Lexues të IndeksOnline kanë dërguar video nga qyteti i Pejës ku shihet erë e madhe mirëpo deri tani nuk ka informacione për dëme materiale.
Ekspertët thonë se erërat kanë ardhur si pasojë e ndryshimeve të mëdha në zonat e presionit, midis asaj të ulët në veri të rajonit dhe asaj të lartë në jug.
https://tiger.cdnja.co/v/5r/5rq4g.mp4?secure=ji9EJx82kc6jd_oGBP7c8g&expires=1589545800















